Në organizim të ministrit të brendshëm Alain Berset, të hënën janë bërë bashkë 350 aktorë me rëndësi në fushen e shëndetësisë në konferencën e parë nacionale “Shëndetësia 2020”.
Në fokus të kësaj konference qëndron zbatimi i strategjisë së qeverisë së Zvicrës për politikën e shëndetësisë, shkruan nzz.ch.
Në një raport të përpiluar në janar të këtij viti, qeveria federale kishte skicuar mënyrën se si planifikon t`u qaset sfidave në fushën e shëndetësisë deri në vitin 2020.
Shumica e përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore kanë miratuar në parim synimet e strategjisë dhe kanë premtuar pjesëmarrje aktive në këtë drejtim, njofton Departamenti i punëve të brendshme, i cili mbulon edhe fushën e shëndetësisë.