Bëhet e ditur se programi i konferencës së parë ndërkombëtare interdisiplinore është e organizuar nga Shoqata e mjëkëve shqiptarë në Gjermani dhe Lidhja e mjekëve shqiptarë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Me mbështetjen e jashtëzakonshme të “Yess Pharma”, konferenca do të përmbajë 9 ligjërime nga mjekë shqiptarë nga Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Maqedonia e Veriut.
Konferenca është e akredituar me 8 kredite nga Dhoma e Mjekëve të Bavarisë.
Pjesëmarrja në konferencë është falas.
Mbrëmja gala “Get Together” me aktorë të famshëm të humorit nga Kosova dhe këngëtari Selami Kolonja.

