John Legend dhe Zara Larsson kanë performuar në koncertin kushtuar fituesve të çmimit Nobel për paqe, transmeton albinfo.ch.
Aktori britanik, David Oyelowo ishte nikoqir i koncertit tradicional të çmimit.
Koncerti është nderim muzikor me ç’rast nderohet fituesi i këtij çmimi dhe në të ftohen artistë të shumtë nga e gjithë bota.
Këtë herë nderin për të përformuar e kishin Zara Larsson dhe John Legend, së bashku me Lukas Graham, derisa ngjarja u mbajt në Telenor Arena në Oslo.
Fushata ndërkombëtare për parandalimin e armëve bërthamore është fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për paqe dhe drejtoresha e saj Beatrice Fihn ka marrë çmimin në emër të fushatës.