Rok grupi kosovar “Troja” është i njohur për këngë të fuqishme, sikurse që është kënga “Amaneti i Clown-it”, pastaj hiti i vitit të kaluar “Demokraci”, ndërsa “The Bloody Foreigners” nga Londra janë të njohur për hitet e tyre “Nuk po du banane” e “Shabani”.
Derisa “Troja” është e njohur me rokun protestues, “The Bloody Foreigners” nga Londra këndojnë në ritëm reggae, herë rock, punk apo Jimi Hendrix popullorçe.
Koncerti me “Trojen” ishte menduar të mbahej në Zvicër me rastin e festave të nëntorit, por ishte anuluar për shkak të problemit me sigurimin e vizave.
Koncerti mbahet në Komplex, Kohlstrasse 457 dhe është mundësuar nga “Different Shows” me Fatmir Hazirin në bashkëpunim me shoqatën “Brezi Ynë”.

