Në kuadrin e bashkëpunimit intensiv në shumë fusha në mes të Gjakovës dhe Bazelit, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova dhe Shkollës së Muzikës Binningen-Bottmingen, organizohet një koncert në Binningen-Bottmingen.
Është fjala për një koncert të Korit të madh dhe i Orkestrës së Shkollave të Muzikës së Binningen-Bottmingen, Zvicër dhe të Gjakovës, Kosovë, bëhet e ditur në një njoftim të shoqatës “GjakovaBasel”.
Koncerti mbahet ditën e enjte, 6 prill 2017, Ora 19.00
Salla në Kronenmatt, Binningen (Bazel)
Kori dhe Okestra e Shkollës së Muzikës së Gjakovës (Kosovë) dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës së Binningen-Bottmingen prezantojnë dhe ekzekutojnë vepra nga muzika klasike dhe Pop muzika.
Drejtues: Pëllumb Vula dhe Astrit Pallaska, Gjakovë dhe Christian Reichert, Binningen-Bottmingen
Hyrja e lirë