Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Shqipëri.
Ambasada e Shqipërisë në Kroaci bën të ditur se, në këtë koncert merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Zarës, Branko Dukiq; ish-kryetari i Bashkisë Bozhidar Kalmeta, përfaqësues i shquar i komunitetit Arbnesh të këtij qyteti; ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda; drejtori i Agjencisë Kombëtare të Diasporës së Republikës të Shqipërisë, Dritan Delija, etj.
Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Agjencia Kombëtare Diasporës e Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit Zagrebit.
Këtë koncert e përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch