Skip to content

Koncert Humanitar

30.06.2012 / Ora 19.00

Të nderuar /-a bashkatdhetarë – e

Kosova ende s’është shëruar nga plagët e varfërisë. Janë dhjetëra familje, të cilat përveç skamjes e mjerimit janë edhe pa kulm mbi kokë.

Ato kanë nevojë për ndihmën tonë. Prandaj, duke qenë që mërgata ka qenë gjithnjë dorëlirë me atdheun, do të ishte mirë që edhe këtë herë ta hapim zemrën e t’u ndihmojmë të pastrehëve me aq sa kemi mundësi.

Ndihma jonë simbolike mund t’i nxjerrë nga myku e lagështia familjet me gjendje shumë të rëndë në Kosovë.

Paramendojeni sikur ndihma juaj t’ia gëzonte fëmijët një familjeje, ose ta largonte një fëmijë 7-vjeçar nga shitja e cigareve në rrugët e qyteteve të Kosovës.

Ne, si gjithmonë edhe tashti mund të bëjmë mrekulli, andaj bëjeni atë sepse Zoti ju ka krijuar për të qenë humanitarë.

Ai ndihmoi, ndihmo edhe ti!

Ejani në Koncertin Humanitar me

30.06.2012 në Ora 19.00 në

Dreispitzhalle

Pestalozzistr. 17

8280 Kreuzlingen

Ju mirëpret

Këshilli Organizativ

Ragip Avdyli

Kadrush Myrtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Koncert Humanitar

Koncerti mbahet të shtunën më 31 Mars 2012

Të nderuara anëtare të shoqërisë,

Të nderuara mjete të informimit si; gazetat, portalet elekrtonike,

Të nderuara shoqata, institucione shtetrore, shoqëri kulturore, intelektual,

Të nderuar prindër, donator, sponsor, dhe gjithë juve që po ju drejtohemi.

Të nderuar bashkëatdhetarë,

SH.K.A “DARDANIA” vazhdon kështu edhe më tutje, me koncerte humanitare, dhe se ky koncert është edhe promotor i aksionit tonë të cilin vetëm sa e kemi fillua ndërtimin e një shtëpije në Kosovë.

Për ta përfundua si më së miri dhe për tu dal në ndihëm më të varëfërve, koncerti i radhës do të mbahet, në Kantonin e Glarusit edhe ate:

Koncerti mbahet të shtunën më 31 Mars 2012 dhe fillon nga ora 19:00.Në Mehrzweckhalle, Wismetstrasse 2, 8872 Weesen (GL)

Përpos këngëve dhe valleve të SH.K.A ” DARDANIA” të cilat do të interpretohen nga orkestra dhe vallëtarët e të tri grupeve, do të jetë edhe një storje me rastin e fillimeve të punimeve të shtëpisë së re të familjes Spahiu nga Sedllari.

Natyrishtë se do të ketë edhe këngë e valle argëtuese, nën përkujdesjen e Ruzhdi Hajrizit dhe Arbër Jetullahut.

Më saktësisht dhe me s`qarim të plotë po ju dërgojmë plakaten e vendit ku mbahet ky koncert.

Duke ju dëshiruar qaste të mira dhe disponim të këndëshmë ne ju dëshirojmë mirëseardhje:

Stafi realizues i koncertit të radhës,

SH.K.A ” DARDANIA”

Oststrasse 33

8400 Winterthur

www.dardania95.ch

info@dardania95.ch

Tel: 079 672 41 82

Fax: 052 243 11 93

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *