Në dy vjetorin e themelimit Shoqata “Mushtishti” organizon koncertin e madh Humanitar. Pjesë e Koncertit do të jenë emrat e njohur të muzikës mbarë shqiptare. Për ju: Remzie dhe Nexhat Osmani Kumrije Mustafa, Besim Krasniqi, Bajram Gigolli, Gold Ag, Mirjeta Shala – Leta.
Nën udhëheqjen e moderatorit Bardhyl Halitjaha, koncertin do të bëjë edhe më madhështor Grupi i Vallëzimit „Rinia“ si dhe tingujt e tupanave të sjellur me mjeshtri nga Shaqa dhe grupi i tij enkas nga Zhuri.
Më 10 maj 2015 në vend takimin e shqiptarëve në Zvicër, në “BOLERO”, duke filluar nga ora 13:00.
