Gjatë ditës së sotme, mijëra persona i janë bashkuar Paradës së Krenarisë në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediet e huaja, policia ka njoftuar se ka arrestuar disa persona, të cilët u munduan ta pengonin organizimin.
Teksa pjesëtarët dhe aktivistë të komunitetit LGBTI kanë marshuar nëpër kryeqytet, raportohet se afër tyre kanë qëndruar edhe policia, për të mbajtur rendin dhe sigurinë.