Edhe këtë vit te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kanë bërë homazhe dhe ithtarët e Enver Hoxhës.
Ceremonia e tyre u mbajt një orë pasi kishte përfunduar ceremonia shtetërore, ku presidenti Meta dhe kryeministri Rama nderuan me homazhe para monumentit “Nëna Shqipëri”.
Një grup i vogël të moshuarish vendosën një foto të madhe të Enverit para monumentit dhe më pas vijuan homazhet.
Ata mbanin në dorë dhe pankarta, ku shkruhej: Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, Lavdi PKSH-së”, “Poshtë qeveria neoballiste e Edi Rames” etj.