Çdo i dyti zviceran ka një veturë dhe numri i automjeteve në 20 vjetët e fundit është pesëfishuar.
Pothuajse 20.500 kilometra i kalon në vit çdo zviceran në vend dhe jashtë vendit, gjysmën e tyre me veturë. Në Zvicër çdo person humb mesatarisht një orë e gjysmë në komunikacion.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga një raport i titulluar “Mobilität und Verkehr 2013″, të cilin e ka publikuar Zyra Federale e Statistikave.
Çdo person në ditë kalon mesatarisht 85 minuta në rrugë. Sipas këtyre statistikave, çdo i dyti qytetar posedon një veturë. Numri i veturave ndërmjet 1980-2012 është rritur për 89 për qind, në 4.3 milionë euro.
Komunikacioni i dendur në raport thuhet të ketë ndikuar në ndotjen e mjedisit dhe rritjen e aksidenteve në trafik.
Numri i madh i automjeteve rrugëve të Zvicrës në vitin 2011 ka sjellë 38 për qind të lirimit të CO2-shit.
Më 2012 kanë humbur jetën 339 persona rrugëve të Zvicrës, 28 prej tyre nëpër hekurudha, ndërsa si pasojë e aksidenteve 22 mijë persona kanë marrë lëndime