Instituti GAP ka analizuar se sa kanë komunat kompetenca në zhvillimin ekonomik lokal, menaxhimin e pronës komunale, menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë etj.
Në prezantimin e raportit të titulluar “Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”, del se nga 19 kompetenca vetanake sa u garanton Ligji, komunat nuk po ushtrojnë asnjërën prej tyre.
Bekim Salihu, nga instituti GAP, ka thënë se raporti ofron disa rekomandime se si mund të evitohet praktika e deritanishme e tjetërsimit të kompetencave vetanake të komunave nga niveli qendror. Salihu ka përmendur një rast kur një investitor gjerman nga Peja është larguar për shkak të procedurave të stërzgjatura, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij këso raste kanë ndodhur në disa komuna dhe ka komuna ku nuk ka mundësi të ndërtojë çerdhe e as shkolla për shkak se nuk i menaxhojnë pronat sepse në shumë raste janë prona që menaxhohen nga AKP-ja. ndërsa zyrtarë nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pohuan se kanë ndihmuar komuna që të bëhen të pavarura në ato sektorë ku edhe ligji ua garanton.