Në vitin 1992, një grup alpinistësh francezë kishin kërkuar strehim tek banorët e Komunës Fierzë, në veri të Shqipërisë, për t’u mbrojtur nga moti i ligë shkruan “Le Courrier de l’Albanie”, përcjell Albinfo.ch.
Ata u mirëpritën nga banorët e Fierzës, një emër rrënja e të cilit në gjuhën frënge përkthehet si “krenar”.
Nga kjo kohë, në mes dy komunave do të lindë një miqësi e vërtetë dhe binjakëzim i Fierzës me Fraize, një komunë në krahinën Vosges të Francës. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi reciprok nuk kanë ndaluar as sot e kësaj dite dhe paraqet një histori të bukur në marrëdhënie shqiptaro-franceze.
Një vend të posaçëm për këtë miqësi ka zënë edhe një artikull në gazetën franceze “Vosges Matin”, i ditës së mërkurë.