Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në vend të seancës solemne për 28 Nëntor, Kuvendi Komunal do të ndryshojë agjendën, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Ata do të mblidhen në seancën e jashtëzakonshme për tërmetin në Shqipëri dhe ndihmën e Komunës për familjet e prekura.
“Në momente të vështira, solidarizimi, është detyrë e secilit prej neve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.