Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e prodhimeve vendore në shtete të ndryshme dhe me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja dhe rritjes së eksportit të produkteve tona, Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të përkrah fuqishëm pjesëmarrjen e kompanive prodhuese vendore në panaire ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Edhe këtë vit, Republika e Kosovës përfaqësohet në panairin #FRUITLOGISTICA në Berlin me gjashtë kompani nga sektori i produkteve të freskëta, sikurse Agro-Florentina sh.p.k, Arra Lajthi, BoostBerries SH.P.K, Fruton.co, Fungo LLC., Hit-Flores Shpk dhe #Santefruit Sh.P.K.
Ndërsa, në panairin BIOFACH 2024 do të marrin pjesë pesë kompani prodhuese nga Kosova nga sektori produkteve organike në Nürnberg (13-16 shkurt 2024).