Kompania “Lonestep GmbH” nga Zvicra për 295 mijë euro do të bëjë një analizë për atraktivitetin e vendit për të krijuar një zone të tillë
Përveç kësaj kompania zvicerane do të ketë nevojë për të zhvilluar një koncept të zonës së lirë ekonomike dhe për të analizuar rregullore që duhet të miratohet nga institucionet shtetërore të Maqedonisë.
Kontrata me kompaninë “Lonestep GmbH” nga Zvicra zgjatë një vit.
Disa ekspertë ekonomikë dhe analistë në vend thanë se zonat e lira ekonomike nuk do të sjellin ndonjë përfitim për vendin.
Sic raportojnë mediat në Shkup ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, Petar Goshev tha se me zonat e lira ekonomike shteti do të asnjë përfitim.
Qeveria në Shkup megjithatë beson se zonat e lira ekonomike do të krijojnë vende të reja pune.