Në platformën e tyre janë hapur 532 fushata crowdfounding në ndihmë të Shqipërisë nga SHBA deri në Evropë. Dhe, brenda 24 orësh janë mbledhur mbi 1 milion euro.
Elisa Liberatori Finochiaro, drejtoreshë për Evropën Jugore e kësaj kompanie, informon se fondet e mbledhura janë me garanci sigurimi dhe po aktivizojnë kontaktet institucionale, në mënyrë që ato të mbërrijnë në vendin e duhur e aty ku realisht ka nevojë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Fushatat e mbledhjes së fondeve për Shqipërinë vijnë nga Nju-Jorku, Londra, Seevetal, Gjermania apo Melburni.