Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike njofton se interesimit të kompanive për të investuar në Republikën e Kosovës në fushën e minierave i është shtuar dhe “LMD Recourses” nga Anglia.
Për këtë, ministri Dardan Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “LMD Recourses”, e cila merret me hulumtimin dhe zhvillimin e projekteve minerare në Ballkan.
“Javën e kaluar e kemi kompletuar pakon e udhëzimeve administrative për të funksionalizuar Ligjin për Investime Strategjike dhe, kështu, e kemi shpallur të hapur këtë proces”, ka thënë Gashi.
Terreni që ka zgjuar interesimin e kësaj kompanie për të investuar është në komunën e Podujevës.