Kompania Greenhouse SHPK është kompani e përpunimit të drurit që ofron koncept të ri dhe inovativ në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara prej druri, miqësore me mjedisin dhe me cilësi të lartë për tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Kompania ofron një garanci 10-vjeçare për cilësinë e produkteve të saj dhe në përputhje me praktikat më të mira të ndërtimit.
Kompania i kryen aktivitetet e saj prodhuese në fabrikën e vendosur në fshatin Radac, përgjatë rrugës kryesore nga Peja për në Mal të Zi.
