“Ne ofrojmë vetëm produkte që janë kryesisht pa efekte anësore”, thuhet në faqen në internet të PWS International AG. Me këtë kompania nënkupton shtojcat dietike, produktet e kujdesit dhe mallrat mjekësore. Nga vjeshta e kaluar, efekte anësore kanë 18 pagesa bankare të kompanisë nga Kantoni i Cyrihut.
Gjithsej, më shumë se 130,000 euro kanë rrjedhur nga llogaria e kompanisë, në zyrën e partisë gjermane AfD në Bodensee. Shënim: “Donacioni i fushatës Alice Weidel”, kështu që paratë ishin të destinuara për bashkëkryetarin aktual të AfD-së. Kjo është bërë publike nga një shoqatë kërkimore gjermane.
Tani, Balz Jegge, anëtare e bordit të PWS International, i pranon Televizionit SRF se paratë janë transferuar, nga llogaria e saj në AfD, informon Albinfo.ch.
Por, ka qenë vetëm një shërbim miqësor. “Sipas mendimit tim, paratë u transferuan emër të një miku të biznesit nga një bankë europiane në kompaninë tonë, me urdhër për përcjelljen e duhur”. Jegge nuk komneton më shumë.
Në Gjermani, donacionet partiake nga vendet jashtë BE-së nuk mund të pranohen. Paratë u kthyen në prill të vitit 2018, por vetëm pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator të vitit 2017, më shumë se gjysmë viti pasi u transferuan. AfD mohon përdorimin e parave në vitin zgjedhor 2017 për qëllime të fushatës zgjedhore, transmeton më tej Albinfo.ch.
Dhurata të tilla nuk janë gjë e vogël, thotë politikani gjerman, Ulrich Müller për SRF. “Nëse administrata e Bundestagut arrin në përfundimin se kjo ishte një dhuratë e paligjshme jashtë vendit, mund të vijë deri te një gjobë që është tre herë më e lartë se donacioni origjinal. Kjo do të kapte shumën prej gati 400,000 frangash, njofton Albinfo.ch. “Administrata e Bundestagut, nga AfD tani kërkon pronocim.
Ndërkohë, Alice Weidel, dhuruese e donacionit, tashmë po ballafaqohet me pretendime për dorëheqje. Politikania e AfD-së refuzon. Në llogarinë, e cila pranoi donacionin, bëhet fjalë për llogari të rregullt të shoqatës së qarkut Bodensee. “Donacioni nuk ka shkuar te personi im”, thotë Weidel. Përveç kësaj, ajo nuk e njeh dërguesin e donacionit.
Sipas anëtares së bordit të drejtorëve të PWS International, Balz Jegge, paratë tani janë kthyer tek miqtë afaristë. “Pas rimbursimit, ne i transferuam ato tek dërguesi”, thotë Jegge.