Dardania Model është fabrikë që merret me prodhimin e dyerve, dritareve me materiale, si PVC, alumin, dru – alumin, si dhe repartin e veçantë për prodhimin e mobilieve.
Përveç efikasitetit të energjisë dhe performancës, produktet e kompanisë përmbushin të gjitha kriteret e tjera, të tilla si dizajne, kualitet, qëndrueshmëri dhe montim, duke u bazuar në standarde ndërkombëtare.
Rreth 50% e produkteve momentalisht prodhohen për tregun evropian, kryesisht atë zvicran, dhe synimi është që kjo përqindje të vazhdojë të rritet për gjatë viteve.
Dardania Model është e certifikuar edhe me standardin ISO:9001.

