Të huajt mund të inkuadrohen mirë në Zvicër, nëse ata kanë një leje të garantuar qëndrimi këtu. Ky është qëndrimi i Komisionit Federal për Çështje të Migracionit. Për këtë arsye, komisioni në fjalë propozon që të huajve t`u jepet leja e përhershme e qëndrimit (Viza C), në momentin që kanë mbushur 10 vjet jete në Zvicër.
Edhe për komisionin, ashtu sikurse për Qeverinë Federale, për integrimin e të huajve kanë rëndësi të madhe kriteret për njohjen e gjuhës së vendit. Mirëpo, komisioni nuk mendon se duhet të shkohet aq larg sa që t`i bëjë të detyrueshme kurset e gjuhës, si kusht për bashkimin familjar.
Ai në përgjithësi mbështet në vullnetin e mirë dhe ka qëndrim skeptik ndaj masave të detyrimit.