Detektivët socialë, në rastet kur dyshojnë me bazë se ndonjë përfitues i pensionit të invaliditetit, e shfrytëzon atë pa të drejtë, kanë të drejtë ta përgjojnë atë, shkruan SDA. Kështu ka vendosur Komisioni për çështje sociale i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch Pro kanë votuar 16 ndërsa, kundër, 9 anëtarë.
Por, për të pasur të drejtë përgjimi, detektivët e përmendur duhet paraprakisht të kenë një leje nga gjyqtari përkatës.
Ndërkaq ndryshe mendon dhoma tjetër parlamentare, ajo e kantoneve. Sipas kësaj të fundit, pëlqimi i gjyqtarit do të nevojitet vetëm për vendosjen e antenave GPS për përgjim.
Këshilli Federal në një vendim të marrë kohë më parë nuk kishte pranuar instalimin e instrumenteve për identifikim të vendndodhjes (si antenat GPS) pasi që kjo do të përbënte shkelje të parimit për mbrojtjen e personalitetit gjegjësisht privatësisë.
Me çështjen e vëzhgimit ose përgjimit të pensionistëve të invaliditetit do të merret edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit.