Reueters ka bërë publike një dokument të komisionarit evropian, Neelie Kroes.
Në një dokument të mëhershëm ishin rekomanduar zbritje të tarifave roaming, të cilat duhet të ndihmojnë në krijimin e një tregu të vetëm evropian të telekomunikacionit.
Përfaqësuesit e Deutsche Telekom, Orange, Telecom Italia dhe Telefonica kishin prezantuar planet e tyre në një takim muajin e kaluar me komisionarin evropain, Neelie Kroes.
Zëdhënësi i Kroes tha se ‘gjatë verës” janë bërë disa përmirësime teknike në draftin që do t’i dërgohet Parlamentit Evropian më 10 shtator.