Komisioneri Johaness Hahn ka kërkuar që dialogu mes Kosovë dhe Serbisë të vazhdojë. Ai i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.
“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.
Këto Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, i bëri në një konferencë teksa u bë prezantimi i progres raporti për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri Hahn u shpreh se kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.