Komisari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka kërkuar nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të japë sqarime në rast se e ka dhënë vërtet azilin politik të kërkuar nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
“Nëse konfirmohet, unë pres shpjegime nga Viktor Orban”, ka thënë Hahan.
Ish-kryeministri Gruevski një ditë më parë ka shkruar në faqen e tij të Facebookut se kërkesa për azil i është miratuar nga Hungaria, shkruan Albinfo.ch