Skip to content

Komentatori kroat kërkon falje për ofendimet ndaj shqiptarëve

Komentatori kroat ishte shprehur se ka ikur koha kur shqiptarët ishin vetëm shitës akulloresh

Skënderbeu arriti barazim historik me Dinamon e Zagrebit, derisa përveç barazimit shumë zhurmë u bë rreth komenteve të komentatorit kroat, Stjepan Balog, i cili kishte thënë se ka kaluar koha kur shqiptarët ishin shitës akulloresh.

Megjithatë, ai u kritikua shumë rreth këtyre komenteve. Por, komentatori kroat ka kërkuar falje, duke u shprehur se nuk kishte menduar të ofendojë shqiptarët.

“U kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që fraza e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë”, është shprehur Balog.

Komentatori kroat është shprehur se gjithçka është keqkuptuar dhe sipas tij, gabimet e gjyqtarit të takimit i mohuan fitoren skuadrës së Skënderbeut.