Të paktën dy studentë për klasë abuzojnë me medikamente dhe/ose droga dhe alkool, sipas Universitetit të Cyrihut, i cili aktualisht po kryen studimin e parë mbi konsumin e përzier mes këtij grupi, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet fillestare tregojnë se 46 për qind e të rinjve të anketuar kombinojnë të paktën dy substanca – më shpesh kanabisin dhe alkoolin. Dhe, një e treta e tyre thonë se marrin një përzierje qetësuesish, hipnotikësh, si dhe qetësues të fuqishëm kundër dhimbjeve.
Nëse konsumi në përgjithësi është i kufizuar gjatë javës, bëhet i rrezikshëm gjatë fundjavave, zbuloi studimi.
“I riu që merr një ose dy Xanax dhe i përzien me alkool, ka një rrezik të lartë të arrestit kardiak”, tha udhëheqësja e studimit Corina Salis Gross. “Rreziqet janë krejtësisht të nënvlerësuara”.