Helvetikët do të luajnë sonte në Lucernë pa dy lojtarët ofensivë Mario Gavranovic dhe Tranquillo Barnetta, por me pesë futbollistë shqiptarë.
Kundër Xhamajkës me trajnerin gjerman Winnie Schaefer, Hitzfeld do të bëje testimin e parë për formën aktuale të ekipit zviceran para Kampionatit Botëror në Brazil .
“Ne kemi bërë stërvitje tepër intensive katër ditët e fundit në Weggis. Konkurrenca është më e fort se katër vjet më parë në Afrikën e Jugut . “, tha Hitzfeld .
Të martën kombëtarja zvicerane do të takohet në një ndeshje tjetër testuese me Peru para se të niset në Brazil.