Në kampin “Film City” në Prishtinë, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.
Sipas njoftimit nga Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.
Ndryshe, në pamjet e publikuara Ajeti dhe Hoxha paraqiten duke e nënshkruar një dokument, por deri më tash nuk janë dhënë informacione për çfarë bëhet fjalë, përcjell albinfo.ch.
