Pritje të gjata janë krijuar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Në Jarinje dhe Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova, pritjet janë deri në dy orë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
E në Merdar dhe Bërnjak pritjet janë deri në 40 minuta.
Pritje deri në gjysmë ore ka edhe për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Merdar e po ashtu edhe në Muçibabë.
Në veri të Kosovës ka pasur organizim të transportit për qytetarët serbë që kanë të drejtë vote në Serbi, ndërkohë nga Gjilani është mundësuar që shqiptarët e Luginës me transport të organizuar të shkojnë në Serbi për të votuar.
Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, përcjell albinfo.ch.