1.6 miliardë franga zvicerane në vit i kanë kushtuar kolonat ekonomisë zvicerane. Shpenzimet janë bërë në mënyrë të veçantë nga humbja e kohës, por edhe nga shtimi i karburanteve, dëmin që rezulton për mjedisin dhe aksidentet.
Kështu raporton Zyra Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE) dhe Astra.
Përveç kësaj, llogaritjet e reja kanë zbuluar se kostoja për kohën e humbur në kolona nga viti 2010 deri vitin 2014 është rritur nga 1.1 miliardë në 1.25 miliardë franga.
Problemet e shkaktuara nga ngecjet në trafikun e rëndë në vitin 2010 kanë kushtuar 378 milionë franga. Më 2014 janë regjistruar dëme prej 421 milionë frangash.
Më 1995 humbjet ishin llogaritur ende në 1.1 miliardë franga. Koha e humbur përbën rreth 70 për qind të shpenzimeve totale, tre faktorët e tjerë 30 për qind.
Vitin e kaluar kolonat në autostradën nacionale zvicerane kanë shkaktuar rreth 23.000 orë pritjeje