Në vendkalimin Muriqan i cili lidh Shqipërinë dhe Mali i Zi po vazhdojnë kolonat e gjata, pasi një numër i madh i pushuesve po vazhdojnë të shkojnë drejt bregdetit të këtij shteti.
Pritjet, siç raporton rtv21 janë deri në dy orë. Vendkalimi në Muriqan shfrytëzohet nga kosovarët për të shkuar në bregdetin e Malit të Zi, ndërsa fluksi i pushuesve në muajin korrik dhe gusht gjithmonë është më i madhi.