Në pikën kufitare në Merdar po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet në dalje janë prej 90 minuta deri në 120 minuta, që i bie dy orë
Nga pritjet në këtë pikë kufitare po shkaktohen kolonat të cilat në dalje janë 250-300 metra.
Ndërsa në hyrje të saj nuk ka kolona, e as pritje.
Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare në përgjithësi nuk ka pritje as në hyrje as në dalje.