Para hyrje së tunelit në jug të Gotthardit, ngecjet e trafikut, të shtunën pasdite llogariten në një gjatësi prej rreth dhjetë kilometrash. Kjo korrespondon me një periudhë pritjeje prej dy orë e gjysmë.
Në aksin veri-jug shumë holandezë po kthehen pas një jave pushimi në maj, shkruan VIASUISSE, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, tashmë kanë filluar të kthehen edhe zviceranët të cilët shfrytëzuan festën e Auffahrt për të zgjatur fundjavën e tyre.
Pritjet do të ketë edhe nesër. Parashikimet janë që kolonat e automjeteve të shkojnë deri në 15 kilometra në gjatësi, sipas VIASUISSE.