Për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare do të duhet që të prisni deri në 3 orë. Këto janë matjet e fundit të cilat janë bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Kolonat arrijnë deri në 100 metra në hyrje kurse në dalje 1200 metra kolona.
E ndërkohë në pikat tjera, situata sa i përket kalueshmërisë së veturave është më e qetë përcjell Albinfo.