Benjamin Kololli po shkëlqen në Superligën Zvicerane dhe me Kosovën. Kololli shënoi dy gola për Kosovën ndaj Maltës, derisa me gola e ka vazhduar edhe në Kampionatin Zviceran, shkruan albinfo.ch.
Kololli shënoi ndaj Young Boys, në takimin që përfundoi 3:3. Anësori i Zurichut fitoi vetë një penallti, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte për rezultatin e përkohshëm 2:0, derisa ndeshja përfundoi 3:3.
Për Zurichun titullar ishte edhe mesfushori shqiptar Hekuran Kryeziu, i cili është ndëshkuar me karton të verdhë.
Young Boys ndodhet në vendin e parë me 28 pikë, derisa Zurich në vendin e tretë me 17 pas 11 javësh.