Mesfushori i FC Zürich-ut dhe ish-futbollisti i FC Lausanne-s, Benjamin Kololli është futbollisti i vetëm shqiptar që është midis futbollistëve më të mirë në Zvicër, në vitin 2018, njofton albinfo.ch.
Në Kololli është zgjedhur në 11-shen më të mirë “Golden 11”.
Të niminuar për tre çmime të ndryshëm ishin Taulant Xhaka, Bastien Toma, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Albian Ajeti.
Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, ishte nominuar me golin e tij për çmimin e Golit më të mirë në SFL. Goli më i mirë u zgjodh goli i futbollistit të BSC Young Boys-it, Guillaume Hoarau.
Bastien Toma mesfushori i F Sionit ishte i nominuar për futbollistin më të mirë të ri në SFL. Më i miri u zgjodh Djibril Sow i BSC Young Boys-it.
Në njëmbëdhjetëshin e artë të SFL-së, nga 23 futbollistë, të nominuar ishjn edhe tre futbollistë shqiptarë, mesfushorët e FC Zürich-ut, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu dhe sulmuesi i FC Bazelit, Albian Ajeti.
Vetëm Baenjamin Kololli u zgjodh në 11-ën më të mirë për vitin 2018.
Mbrëmja e çmimeve të SFL-së, Ligës së Futbollit të Zvicrës u mbajt për herë të shtatë me radhë, kësaj here në Luzern.