Kokrra breshri të mëdha gati sa një top tenisi u përplasën në zonën e Mynihut gjatë së hënës, ndërsa një sërë stuhish kanë kapluar Gjermaninë. Siç raporton thelocal.de, disa njerëz janë lënduar, në mesin e tyre edhe një shtatëvjeçar, gjatë një stuhie breshri, në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, përcjell albinfo.ch. Shtëpi dhe vetura u […]
Kokrra breshri të mëdha gati sa një top tenisi u përplasën në zonën e Mynihut gjatë së hënës, ndërsa një sërë stuhish kanë kapluar Gjermaninë.
Siç raporton thelocal.de, disa njerëz janë lënduar, në mesin e tyre edhe një shtatëvjeçar, gjatë një stuhie breshri, në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, përcjell albinfo.ch.
Shtëpi dhe vetura u dëmtuan nga kokrrat e breshrit, për të cilat meteorologët thanë se kishin madhësinë gjashtë centimetra.
Vendasit kanë përdorur rrjetet sociale për të postuar fotografi dhe video nga gjendja që ka shkaktuar ky mot.