Duket se kohët kanë ndryshuar. Nëse në fillim të viteve ’90, shqiptarët ishin një popull që po largoheshin të dëshpëruar pas një izolimi afër 50 vjeçar, sot kushtet e fëmijëve emigrantë kanë ndryshuar.
Prindërit kanë sakrifikuar shumë për fëmijët e tyre, që të kenë një jetë më të mirë, shkruan albinfo.ch.
Njëri prej tyre është edhe Andi Shahaj. Ai u largua nga Shqipëria në moshën 6-vjeçare. Ndonëse u rrit dhe u arsimua në Itali nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me vendlindjen.
Sot ai është aktivist në shoqatën shqiptare “Nënë Tereza”, në Modena të Italisë, ku ndihmon fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve të viteve ‘90 të njohin vendin e tyre të origjinës, Shqipërinë.
Sot gjeneratat e dyta flasin mirë gjuhën shqipe dhe nuk e harrojnë vendlindjen e tyre.
