Koenigsegg Agera RS edhe zyrtarisht është vetura më e shpejtë në botë, kjo sa i përket serive legale për treg.
Agera RS kapi shpejtësinë prej 444.6 kilometrave për orë gjatë dy vozitjeve, duke thyer të gjitha rekordet e deritanishme, dhe duke u bërë vetura më e shpejtë në botë, përcjell albinfo.ch.
Vozitësi legjendar, i cili theu rekordin në Pahrump të Nevadas, ishte Niklas Lilja nga kompania.
Me këtë shpejtësi, kompania suedeze theu rekordin e 431 kilometrave për orë të vendosur nga Bugatti Veyron Super Sport më 2010.