Shpresat për ta kaluar pragun i kanë te votat Diasporës. Por rezultatet e këtij numërimi duket se nuk po e favorizojnë shumë koalicionin Nisma-AKR dhe PD të cilët janë afër për ta kaluar pragun prej 5 për qind.
Përkundër kësaj nga ky koalicion janë të bindur që do ta kalojnë pragun. Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re është i bindur që do ta arrijnë një gjë të tillë duke llogaritur në votat e mërgatës.