Është bërë e ditur se Bayern Munchen ka “peshkuar” ekipin e Schalke 04, një ndeshje shumë delikate, dhe për vetë faktin se bavarezët do të luajnë në transfertë (Veltins Arena).
Nga ana tjetër, transfertë delikate ka dhe Werder Bremen i Rashicës. Ekipi i sulmuesit shqiptar do të luajë kundër Eintracht Frankfurt, një sfidë shumë e vështirë.
Duke qenë se pasi eliminuan Dortmundin, lojtarët e Werder do të synojnë një tjetër fitore të madhe, raporton abcnews.
Bayer Leverkusen ka qenë skuadra më e favorizuar në këtë short, pasi përballë do të ketë Union Berlin. Për më tepër, “Aspirinat” do të luajnë në shtëpi.
Ndërsa surpriza Saarbrucken, do të përplaset me Forttuna Dusseldorf.