Klubi grek i futbollit, AEK, ka reaguar pas shfaqjes së banerit “Kosova është Shqipëri”, të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajaxin.
Klubi ka dënuar shfaqjen e mesazhit, duke paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi për përgjegjësit.
Tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë, por kishte një ndryshim rrënjësor në qasje nga tifozët e AEK-ut të enjten mbrëma. Dhe, klubi i famshëm grek është distancuar të premten nga ai veprim, shkruan koha.net.
Përmes komunikatës, klubi i AEK-ut thotë se baneri nuk ka të bëjë asgjë me historinë e tyre.
“AEK-u nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë më fjalë, pasi e ka bërë me vepra, në mënyrë të padiskutueshme…”, ka shkruar klubi athinas, përcjell albinfo.ch.