Dikur njihej si kampion boksi në botë. Por tani si kryebashkiak dhe luftëtar ukrainas. Vitaly Klitschko mund të jetë ndër të parët që ka drejtuar tanket Leopard 2 të dërguara nga Gjermania në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.
Derisa drejton tanket gjermane, Klitschko falenderon Gjermaninë dhe thotë se në kohën kur nisi lufta, 1 vit më parë, as që kishte imagjinuar se do të drejtonte një mjet të tillë.
“Faleminderit Gjermani! Faleminderit botë e lirë, për gjithçka që bëni për neve ukrainasit. Lavdi Ukrainës, lavdi heronjve”, tha Klitschko.
VIDEO:
https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1629441577121894406?s=20