Kreu i bankës së trazuar zvicerane, Credit Suisse, thotë se shumë pak klientë zviceranë kanë mbyllur llogaritë e tyre – megjithëse banka thotë se globalisht ka pasur një dalje të konsiderueshme fondesh.
CEO, André Helfenstein, tha për shtypin se vetëm rreth 1% e aseteve zvicerane kanë humbur.
Ai thotë se biznesi zviceran i bankës është fitimprurës – duke bërë 1.2 miliardë CHF në nëntë muajt e parë të vitit, përcjell albinfo.ch.
Por në të gjithë operacionet e saj, banka ka lëshuar një paralajmërim fitimi për fundin e vitit.