Shtëpia e Betlehemit në Schwyz është ndërtuar në vitin 1287, e cila jo vetëm që e bën një ndër shtëpitë më të vjetra të banimit në Evropë, por edhe 4 vjet më të vjetër se vetë Zvicra, e cila është themeluar në vitin 1291, përcjell albinfo.ch.
Pjesa e jashtme përfshin panele prej druri të errët, me çati të pjerrëta. Shtëpia ka një sërë hyrjesh. Ambientet e brendshme janë një pamje e vërtetë e mrekullueshme që mund të shihet pasi tavani është i gdhendur nga druri si dhe ka disa relikte prej druri.
