Në këtë skenë pritet të prezantohen këngët e 40 shteteve evropiane. Nata e parë e gjysmë finales do të zhvillohet më datën 19 maj, ndërsa finalja do të mbahet më 23 maj, raportojnë mediat austriake, njofton “albinfo.ch”.
Festivalin evropian pritet ta shikojnë rreth 200 milion njerëz ndërkaq janë akredituar mbi 1700 gazetarë nga mbarë bota.
Rriten çmimet e udhëtimit dhe të hoteleve.
Të gjithë simpatizuesit e garuesve që do të marrin pjesë në festivalin “Eurosong” duhet të llogarisin mirë financat e tyre para nisjes për në Austri. Sipas medieve austriake, çmimet e udhëtimit dhe të hoteleve po thuajse janë dyfishuar. Ndërkaq që tani ka filluar të monitorohet edhe siguria e sallës.
Në këtë festival Shqipërinë do ta përfaqësojë Elhaida Dani me këngën “I`m alive”. Edhe pse kënga nga Shqipëria është pritur mirë në shumë sondazhe, sipas analistëve austriakë favorite është Suedia me këngën “Heroes” të kënduar nga këngëtari Mans Zelmerlow, bën të ditur “albinfo.ch”.
