Numri i personave që kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranë të luftës gjatë muajit qershor është 28 mijë e 20 persona.
ASK ka publikuar statistikat, ku sipas tyre Kosova ka paguar 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve.
Kurse, në gjashtëmujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro, përcjell albinfo.ch.
Sipas ‘ASK’, shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona.
