Statistikat e fundit flasin se mbi pesëdhjetë (50) për qind të të rinjve kosovarë, të moshës 15 deri në 24-vjeç, janë të papunë. Kështu thuhet nga Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2017, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas kësaj ankete të ASK-së, saktësisht 50.9 % të të rinjve kosovarë nuk kanë një punë.
Ndërsa, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë, sipas kësaj ankete të ASK-së, është 30.6 përqind.